INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë e Astirit në protestë: Nuk ka 8 mars, Rama të anullojë projektin

Gratë e Astirit në protestë: Nuk ka 8 mars, Rama të anullojë projektin

Publikuar më: 12:25 08-03-2019

Në ditën e 8 marsit, gratë e opozitës kanë zgjedhur të protestojnë së bashku me gratë e zonës së Unazës së Re me parullat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”.

Zona e Astirit prej kohësh është kthyer në vend protestash, pasi banorët dalin në mbrojtje të shtëpive të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe .

Kërkesa e vetme që kanë është që kryeministri Rama të dalë publikisht e të ndalojë projektin korruptiv, siç e quajtën ato, atë të Unazës së Re.

"Ne nuk do të ishim sot këtu nëse Rama nuk do të bënte këtë projekt dhe do të vidhte 40 milion euro. Nuk do të zinim rrugën por do të festonim. Sot është dita e 126 dhe ne do të rrimë këtu derisa Edi Rama të thotë projekti është anuluar", shprehen gratë e Unazës së Re për mediat.

Ndërkohë kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u bëri thirrje grave të dalin masivisht në protestën e 16 marsit para Kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941