INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë e PD lajmërojnë për protestë…

Gratë e PD lajmërojnë për protestë…

Publikuar më: 14:17 27-02-2016

Deputetja, Albana Vokshi, ka lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e martë para kryeministrisë. Ajo ka argumentauar se do të protestohet për të dënuar gjuhën e ashpër dhe fyese të kryeministrit, Edi Rama dhe ka apeluar dhe ftuar në protestë të gjitha gratë.

Pjesë nga fjala e Vokshit:

Në emër të grave demokrate, por jam e sigurt se në emër të çdo gruaje, vajze dhe nëne sot në vend, dua të dënoj ashpër gjuhën dhe sjelljen fyese, të paprecedentë që ka ushtruar ne mënyrë të përsëritur Edi Rama e që e ushtroi edhe në seancën e fundit në parlament ndaj zonjave, kolegeve Deda dhe Halimi. Askush nuk kishte arritur deri në këtë fjalor e adresim publik fyes e agresiv ndaj një gruaje, ndaj një nëne, ndaj një përfaqësuese politike, siç bëri Edi Rama në seancën e të enjtes.
Më tej, Byroja e Parlamentit nën urdhrat e tij, dhunoi sërish gratë deputete, duke mos marrë asnjë qëndrim, e duke ndëshkuar viktimat.
Edi Rama, në këtë mënyrë, nuk ka dhunuar vetëm dy kundërshtare të tij politike, por çdo grua shqiptare, çdo socialiste, çdo vajzë e nënë, me parti, pa parti. Çdo grua që sjell jetë, çdo grua që zoti e ka krijuar. Një akt i papranueshëm tradicionalisht, i papranueshëm aq më shumë sot në vitin 2016.
Në dorë e kemi vetë ne, gratë e vajzat, të çojmë nderin në vend. Ne do ngrihemi në këmbë për ti dhënë fund fyerjes dhe dhunimit e për të jetuar me dinjitet ashtu siç e meritojmë!
Të martën në orën 12, le të jemi të gjitha bashkë, para Kryeministrisë në protestë për të ndalur dhunën e për të mbrojtur të drejtat tona!

Article Logic
Execution time: 0.0040462017059326