INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë e Prince bashkohen në një memorial  privat në kujtim të tij  [FOTO]

Gratë e Prince bashkohen në një memorial privat në kujtim të tij [FOTO]

Publikuar më: 13:35 12-05-2016

Vdekja e Prince vazhdon të  lërë shije të hidhur tek të gjithë fansat dhe miqtë e tij.

Por ato të cilat duken se po e përjetojnë edhe  më keq humbjen e këngëtarit dhe që po vazhdojnë të mbajnë zi,  janë ish gratë e tij. Pikërisht këto të fundit, të mërkurën  kanë mbajtur një memorial privat dedikuar kujtimit të tij. Sipas E!online, Manuela Testolini dhe Mayte Garcia kanë mbajtur këtë memorial ku të ftuar kanë qenë vetëm mikq të afërt të Prince.  Të gjithë miqve iu ishte dërguar një e-mail me të dhënat kryesore, përveç   regjisorit Spike Lee  të cilit nuk ju dërgua ftesë. Megjithatë Spike, nuk e zbuloi vendin se ku do të zhvillohej memoriali, duke ruajtur privatësinë e ngjarjes.

Gjithashtu ai  postoi edhe një foto në Instagram ku tregonte disa veshje që po planifikonte t’i vishte në këtë memorial. Veshje në gjyrë vjollcë, e cila përshtatej më së miri me të purpurtën e këngës së këngëtarit legjendar.

Ndërkohë,  për të gjithë fansat e këngëtarit, familja e tij ka publikuar një deklaratë ku thuhet se shumë shpejt do të mabhet edhe një memorial publik. “Do të donim t’ju njoftonim se deri tani nuk ka pasur memorial, funeral apo një atribut në përkujtim të Prince të autorizuar nga familja apo përfaqësues të “Paisley Park”. Familja po planifikon një memorial zyrtar dhe publik në të ardhmen. Prince ka ndikuar shumë në botën e muzikës me këngët e tij dhe ka frymëzuar shumë njerëz. Ne e vlerësojmë durimin e publikut dhe gjejmë ngushëllim te dashuria, mbështetja që na keni dhënë”,- ka përfunduar deklarata.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834