INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gratë e vrara, bilanc lufte. Në një gjysmë dekadë, 82 gra u ekzekutuan nga bashkëshortët [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 05-09-2017

Gjatë 5 viteve të fundit, 82 gra kanë humbur jetën, si pasojë e krimit në familje. Numri më i lartë i femrave të vrara u regjistrua në vitin 2012, me 28 gra. Këto të fundit humbën jetën, si pasojë e dhunës së ushtruar nga burri, babai, vëllai apo anëtarë të tjerë të familjes. Edhe viti 2013 ka qenë një vit i trishtë, përsa i përket humbjes tragjike të jetës së femrave. 24 gra u vranë gjatë këtij viti, ndërkohë që një vit më pas të dhënat tregojnë se pati një ulje të rasteve me 10 femra që humbën jetën nga dhuna. Edhe pse vitet e fundit numri i denoncimeve për dhunën në familje është rritur, serish vrasjet si pasojë e këtij fenomeni, janë shtuar. Në vitin 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, u regjistruan 50 vrasje në total dhe shumica prej tyre ishin vrasje të ndodhura në familje. Në këtë vit numri i grave të vrara rezulton të jetë 18, ndërkohë që një vit më pas, pikërisht në vitin 2016, 12 femra humbën jetën, si pasojë e krimit në familje. Ndërkohë, vetëm gjatë 8 muajve të parë të vitit 2017 janë vrarë 7 gra, 3 prej krimeve janë regjistruar brenda muajit gusht. Muaji që sapo lamë pas humbjen e jetës së 4 femrave, 3 prej të cilave u vranë nga burrat e tyre dhe një nga djali i saj. Rasti i fundit ishte ai i vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i cili kishte tentuar ta vriste 39-vjeçaren edhe dy vite më parë në sy të fëmijëve.

Vrasjet e grave në famije gjatë 5 viteve të fundit:
Në vitin 2012 u vranë 28 gra
Në vitin 2013 u vranë 24 gra
Në vitin 2014, 10 vrasje të grave në familje
Në vitin 2015 u vranë 18 gra
Në vitin 2016 u vranë 12 gra

Gratë e vrara në familje gjatë vitit 2017:
4 prill - Isid Curri, 23 vjeç vret gjyshen dhe veten
3 maj - Noc Tita, 75 vjeç vret nusen e djalit, 41 vjeç
7 maj - Beqir Xhilaj, 74 vjeç vrau gruan e tij Lumturien, 47 vjeç
4 gusht - Humb jetën Nurije Metallari. U qëllua me armë së bashku me të shoqin në 24 korrik nga djali i tyre
18 gusht - Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç vrau gruan e tij Natasha Kazanxhiun, 51 vjeç
19 gusht - Halil Lita, 65 vjeç vret gruan Dije Lita 60 vjeç dhe veten
31 gusht - Fadil Kasemi, 53 vjeç vret ish-gruan gjyqtaren Fildeze Hafizi, 39 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928