INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë mbijetojnë përballë urisë dhe sëmundjeve më shumë se burrat[VIDEO]

Gratë mbijetojnë përballë urisë dhe sëmundjeve më shumë se burrat[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 15-01-2018

Gratë kanë aftësinë që t'u mbijetojnë sëmundjeve dhe urisë më shumë se sa burrat. Studiues nga Universiteti i Danimarkës shqyrtuan normat e mbijetesës të të dy gjinive në kushte ekstreme dhe gjetën se gratë kishin më shumë gjasa të mbijetonin se sa burrat në pothuajse të gjitha rrethanat. Ata analizuan të dhënat e vdekshmërisë gjatë 250 viteve, duke parë shoqëritë e rrënuara nga epidemia e urisë dhe sëmundjeve anembanë botës. Në studim u morën skllevërit që punonin në SHBA në vitet 1800 dhe viktimat e urisë në Suedi dhe Irlandë përveç atyre të prekur nga epidemitë e fruthit në Islandë. Jetëgjatësia mesatare e atyre që u analizuan ishte 20 vjeç.  Shkencëtarët zbuluan se gratë kanë jetuar më gjatë se burrat me një mesatare deri në katër vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se kjo pabarazi ishte gjithashtu e dukshme në normat e vdekshmërisë foshnjore, pasi ata gjetën se bebet vajza kishin norma më të larta të mbijetesës në kushte të vështira se djemtë. Hipoteza e studiuesve është se avantazhet e mbijetesës së grave kanë mbështetje themelore biologjike. Gjetjet gjithashtu tregojnë se avantazhi femëror ndryshon në mjedise dhe është moduluar nga faktorët socialë.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766