INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë me dhembje koke, më pak të riskuara nga diabeti…

Gratë me dhembje koke, më pak të riskuara nga diabeti…

Publikuar më: 12:07 25-02-2019

Gratë që kanë dhembje koke kanë më pak mundësi që të preken nga diabeti.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga specialistë të Universitetit të Parisit dhe Berlinit.Sipas kërkimeve dhembja e kokës që kanë gratë e një moshe të caktuar mund të jetë një faktor që mban larg diabetin e tipit 2, i cili është një çrregullim metabolik, që shkaktohet nga pamundësia e trupit për të prodhuar insulinë apo për ta përdorur atë si duhet.Në studim autorët morën rreth 100 mijë gra të lindura mes viteve 1925 dhe 1950.

Të dhënat u ndanë në tre kategori, gra që nuk kishin dhembje koke, migrenë në progres dhe dhembje koke e një vit më parë.

Analiza e të dhënave vërtetoi një ulje lineare të prevalencës së migrenës para fillimit të diabetit, duke treguar,një lidhje midis dhimbjes së kokës dhe hiperglicemisë. Një kufizim i pranuar nga vetë autorët rrjedh nga ekzaminimi kryesisht i femrave në menopauzë, domethënë ato kishin një moshë në të cilën normalisht glicemia tenton të rritet natyrshëm (ndërsa migrena tenton të ulet).

Thënë ndryshe nëse dhembjet e koke janë më të shpeshta rreziku i prekjes nga diabeti ulet.Në vitet e para të fillimit të diabetit ka një rritje progresive të hiperglicemisë dhe kur arrihet diagnoza ekziston një reduktim i migrenës.Pra do të kishte një lidhje të kundërt mes migrenës dhe diabetit të tipit 2, por faktorët biologjikë që janë në themel të këtij mekanizmi ende duhet të shpjegohen.

Ndoshta sipas ekspertëve celësi është rezistenca e insulinës që karakterizon si diabetin e tipit 2 por edhe mbipeshën. Rezistenca e insulinës që lidhet me obezitetin do të ishte një faktor rreziku për migrenën kronike më shumë sesa për migrenën episodike dhe kjo, shpjeguan ekspertët përcakton rëndësinë e përmirësimit të kontrollit metabolik për të zvogëluar frekuencën e sulmeve të migrenës.

Në këtë mënyrë për të gjitha gratë rekomandohet një përmirësim i stilit të jetesës .

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727