INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë më shumë diploma por më pak të punësuara, rajoni humbet 18% të PBB

Gratë më shumë diploma por më pak të punësuara, rajoni humbet 18% të PBB

Publikuar më: 16:41 08-03-2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave, kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka lëshuar një mesazh të qartë për rajonin, duke nënvizuar se sfida e vërtetë është pikërisht përfshirja ekonomike dhe financiare e tyre.

“Çelësi në zhbllokimin e potencialit ekonomik të rajonit janë gratë, të cilat vazhdojnë ende të luftojnë për të arritur sigurinë ekonomike. Është e vërtetë se gratë dhe vajzat po marrin më shumë diploma universiteti se meshkujt, por sërish vetëm 1 në 2 gra ose vajza në Ballkanin Perëndimor ka një punë, apo është duke e kërkuar një të tillë. Çdo vit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor humbasin, mesatarisht 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto si rrjedhojë e hendekut gjinor në tregun e punës. Kjo është më shumë se e gjithë ekonomia e Serbisë”, është shprehu Bregu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428