INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë në Shqipëri më pak të pagauara se burrat

Gratë në Shqipëri më pak të pagauara se burrat

Publikuar më: 11:05 24-12-2018

Puna e femrave në Shqipëri paguhet më pak se ajo e meshkujve. Kjo nuk është karakterisitkë vetëm e Shqipërisë por edhe e Europës, tregon Organizata Botërore e Punës që ka klasifikuar diferencat në paga për 64 shtete. 

Për Shqipërinë sipas orëve të punës, hendeku gjinor i pagave është 32 %.
Ndër vendet e rajonit edhe Bullgaria renditet ndër vendet me diferencë të madhe në paga mes burrrave dhe grave, me 38 për qind, ndërsa Italia me 28.4 për qind.
Raporti nuk shpjegon shkaqet e diferencave por ka një ndarje mes vendeve me të ardhura më të larta dhe atyre të ulëta dhe mesatare.
Vendet me nivelet më të ulëta të pabarazisë në paga gjenden në grupin me të ardhura të larta, ndërsa vendet me nivelet më të larta të pabarazisë në paga gjenden në grupet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.

Midis vendeve me të ardhura të ulëta, Republika e Bashkuar e Tanzanisë ka një koeficient prej 53.6 për qind, ndërsa Afrika e Jugut – e klasifikuar si të ardhura të mesme ka një koeficient prej 63.9.
Tregues domethënës në diferenca sipas raportit, është arsimi. Në vendet me të ardhura të larta, arsimi kontribuon në mesatarisht më pak se 1 pikë përqindjeje në hendekun gjinor të pagave.
Gjatë viteve të fundit në vendet në zhvillim, rritja reale e pagave është luhatur, duke u rritur me 4.9 për qind në vitin 2016, ndërsa viti 2017 ka pësuar kaq rënie me 4,3 për qind.

pagat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771