INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë nga Berati bëhen ‘trime’, çojnë në Polici burrat dhunues

Gratë nga Berati bëhen ‘trime’, çojnë në Polici burrat dhunues

Publikuar më: 13:20 09-11-2018

Dhuna ndaj grave është një fenomen mjaft shqetësues në vendin tonë. Ndërsa deri më sot ky fenomen shpesh fshihej nga vetë të dhunuarat, sot duket se gratë po ndërgjegjësohen dhe po e denoncojnë. Nga të dhënat, mësohet se një në tre gra kërkon urdhër mbrojtjeje pranë drejtorisë se Policisë së Beratit. Shifrat në fakt tregojnë se gratë po kërkojnë gjithnjë e më shumë mbrojtje në zyrat e shtetit, duke denoncuar dhunën ndaj tyre.  
Të dhënat tregojnë se më tepër raste të dhunës regjistrohen tek familjet e varfëra, edhe pse familjet që jetojnë në zonat urbane nuk përjashtohen nga ky fenomen. Por denoncimi i dhunës në familje shihet me optimizëm edhe nga psikologët, të cilët e cilësojnë denoncimin si ndërgjegjësim të qytetarëve.
Ata thonë se edhe pse po punohet fort për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, problem mbetet ligji që nuk u siguron banesë grave të divorcuara, të cilat duhet të jetojnë në një shtëpi me ish bashkëshortin.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219