INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë që kanë fëmijë rrezikohen 14% më shumë nga sëmundjet e zemrës

Gratë që kanë fëmijë rrezikohen 14% më shumë nga sëmundjet e zemrës

Publikuar më: 11:42 21-12-2018

Gratë që kanë fëmijë rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës. Një studim i kryer në më shumë se tre milionë gra gjeti se ato që lindin fëmijë kanë 14 për qind më shumë mundësi të pësojnë një atak në zemër ose një goditje në tru më vonë në jetë. Për disa, shtatzënia çon në shtimin e rrezikshëm të peshës, gjë që mund të lërë një shenjë të përhershme në shëndetin e një gruaje. Studimi u krye nga hulumtuesit në Universitetin Huazhong të Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan të Kinës. Rezultatet treguan se çdo herë që një grua lind, rreziku i zhvillimit të sëmundjes së zemrës rritet me katër për qind, pavarësisht nëse ajo është mbipeshë, pi duhan, ka presion të lartë të gjakut ose diabet. Çdo lindje gjithashtu rrit rrezikun e saj për sëmundje koronare të zemrës me pesë përqind dhe atë të sulmit në tru me tre për qind. Shtatzënia përveç shtimit në peshë shkakton nivele të larta të hormoneve të një gruaje, e cila është shoqëruar me rezistencën e insulinës dhe për këtë arsye shfaqet diabeti i tipit 2. Inflamacioni gjithashtu mund të luajë një rol në rritjen e rrezikut. Në rishikimin e parë të këtij lloji, studiuesit analizuan dhjetë studime nga e gjithë bota që studionin një lidhje midis lindjes dhe sëmundjeve të zemrës. Studiuesit këshillojnë gratë që të heqin dorë nga zakonet e këqija. Mos pini cigare, ushtroni rregullisht, hani ushqim të shëndetshëm dhe mbani nën kontroll peshën.

 

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375