Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka kryer një studim në lidhje me këta komponetë, ku dhe rezulton se gratë shqiptare janë më të pasigurtat në rajon. Shqipëria e renditur në vend të 60 nga 153 ekonomi të botës të marra në studim, shihet shumë më poshtë se fqinjët rajonalë, ndër të cilët Kroacia dhe Serbia performojnë më mirë, në vendin e 24. E ndiqet më pas nga Maqedonia, në vend të 38-të dhe Bosnja në atë të 50-të.