INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gratë shqiptare në politikë. Doda: "Disa burra kanë më pak kurajo se gratë e partive" [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 30-03-2017

Shqipëria renditet ndër vendet e para në listën për përfaqësimin e grave në qeveri, por niveli i përfaqësimit të tyre në parlament është shumë i ulët krahasuar me vendet e tjera të përfshira në këtë renditje. Sipas hartës së fundit të publikuar nga UN Women, në bazë të përqindjes së grave në postet ministrore, renditemi në vendin e 10-të ndërsa përfaqësimi i grave në parlament, e rendit Shqipërinë në vendin e 78 duke u lënë pas nga Mali i Zi dhe San Marino. Por sa e vështirë është për gratë shqiptare të çajnë në politikë? Në një intervistë për In Tv deputetja e PDIU Mesila Doda rrëfen sfidat e grave politikane përballë burrave parlamentarë.
“Nuk mendoj se nuk janë dëgjuar apo nuk janë pyetur gratë, madje zërat më rebelë në këtë pralament kanë qënë ato të grave. Ka patur burra që nuk kanë patur kurajo të kundërshtojnë kryetarët e partisë. Ndërkohë që ka gra të forta që shkojnë kundra rrrymës apo partisë së tyre”-shprehet Doda
Sipas Mesila Dodes prania më e madhe të gruas në në parlament, arrihet me një klimë te përmirësuar politike.
“Situata aktuale është e përmirësuar edhe kjo për shkak të ligjit zgjedhor, dhe respektimit të kuotës gjinore. Rritja e përfaqësimit të gruas kërkon një klimë më të mirë politike pasi situata e tensionuar ka krijuar ngërc politik”-deklaron depuetetja e PDIU.
Deputetja thotë se presionet ndaj grave, sidomos kur ato kundërshtojnë shefat politikë, nuk kanë kufij.

 

Article Logic
Execution time: 0.00323486328125