INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë shqiptare, nënat më të reja në Europë, por zgjedhin të bëjnë më pak se dy fëmijë

Gratë shqiptare, nënat më të reja në Europë, por zgjedhin të bëjnë më pak se dy fëmijë

Publikuar më: 10:19 29-03-2018

Eurostat ka publikuar së fundmi statistikat mbi lindjet dhe normën e fertilitetit në Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat raporton Monitor Shqipëria ka moshën më të re në Europë, 25 vjeçe e 8 muaj, që gratë vendosin të bëhen nënë për herët të parë. Në Europë mosha mesatare kur një grua vendos që të bëhet nënë për herë të parë është 29 vjeç.

Vendet e Europës Lindore kanë moshën mesatare më të re për lindjet për herë të parë. Pas Shqipërisë renditet, Bulgaria në 26 vjeç, e ndjekur nga Rumania me 26.4 vjeç, Letonia 26.7 vjeç.

Në kontrast me këto shtete, gratë kanë zgjedhur që të bëhen nëna për herë të parë pas moshës 30 vjeç në Itali, ku mosha mesatare e lindjes për herë të parë te femrat është 31 vjeç, Spanja, 30.8 vjeç, Luksemburgu me 30.5, Greqia 30.3, dhe Irlanda 30.1.

Megjithatë për sa i përket normës së fertilitetit, numri i lindjeve është pak më poshtë se mesatarja europiane e lindjeve. Në Shqipëri norma e fertilitetit është 1.56, diçka më pak se mesatarja europiane (1.6).

Fertiliteti është më i lartë në Kosovë, ku mesatarisht një grua bën dy fëmijë, Suedi (1.85), Francë (1.95), dhe Angli 1.79.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729