INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grekët “e masakruan” për foton me “shqiponjë”, Eugent Bushpepa zbulon çfarë i tha Eleni Foureira, po Ermal Meta? [FOTO]

Grekët “e masakruan” për foton me “shqiponjë”, Eugent Bushpepa zbulon çfarë i tha Eleni Foureira, po Ermal Meta? [FOTO]

Publikuar më: 22:30 14-05-2018

Shqipëria u përfaqësua denjësisht në Eurovizion me këngëtarin Eugent Bushpepa. Kënga e tij “Mall” u rendit e 11-ta me 184 vota, por fitoi Eugenti fitoi zemrat e të gjithë publikut duke i mahnitur me zërin e tij brilant.

Pas kthimit në Shqipëri, ai ka realizuar një intervistë për “Opionion” ku është pyetur nga Blendi Fevziu për rrugëtimin e tij në këtë eksperiencë magjike. Eugenti u shpreh i kënaqur për përfaqësimin e tij, por nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për marrëdhënien me këngëtarët e tjerë shqiptarë që morën pjesë.

Për Eleni Foureirën ai tha që i ka kërkuar falje kur ka publikuar foton në të cilën të dy ata bëjnë shqiponjën me duar, pasi mediat greke e komentuan shumë keq këngëtaren me origjinë shqiptare, por Eleni i ka thënë Eugentit: “Shumë mirë ke bërë, mos e fshi foton”, edhe pse stafi i Qipros i kërkoi ta fshinte. Eugenti tha gjithashtu që Eleni ka pranuar se ka bërë gabim me disa deklarata të saj të mëparshme ku ka mohuar origjinën, pasi ka patur shumë presion, ndërkohë që në Portugali i ka thënë “Jam krenare që jam shqiptare”.

Këngëtari shqiptar u shpreh në Opinion se Eleni i ka rrëfyer atij historinë e jetës së saj që kur ishte e vogël si dhe tregoi bisedat me Ermal Metën për të cilin u shpreh se është një artist shumë i mirë, njeri social dhe pozitiv.

gentiaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939