INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grekët gjejnë fajtorin: Ky futbollist shqiptar shiti ndeshjen që të shkarkohej trajneri Besnik Hasi! [FOTO]

Grekët gjejnë fajtorin: Ky futbollist shqiptar shiti ndeshjen që të shkarkohej trajneri Besnik Hasi! [FOTO]

Publikuar më: 21:41 26-09-2017

Aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiacos ka përfunduar ende pa filluar mirë. Aventura e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të Olimpiacos, ka përfunduar, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.

AEK-u ka mposhtur me rezultatin 3-2 me përmbysje Olimpiakosin në një derbi spektakolar të zhvilluar në Athinë. Pas këtij takimi Olimpiakosi ka shkarkuar trajnerin Besnik Hasi, me motivacionin për rezultate të dobëta.

Djemtë e Hasit po fitonin 2-0 deri në 60 minutat e para të sfidës, kur, si për çudi, ndodhi përmbysja 2-3. Çfarë fshihet pas kësaj?

E thjeshtë! Mediet greke raportojnë se “puçi” ka ardhur nga portieri me origjinë shqiptare Stefanos Kapino i cili luan per Greqine. 23-vjeçari praktikisht ka shitur ndeshjen, vetëm që Hasi të dështonte dhe të largohej si humbës.

Trajneri e ka kuptuar këtë dhe pas ndeshjes i ka kërkuar llogari, ashtu si edhe ekipit, por portieri i është kthyer me të njëjtën monedhë, duke sulmuar shokët e tij. Kapino është pezulluar, por Hasi nuk ka më vend tek Olympiacos.

Dhe, kështu, ne kuptojmë edhe një herë se historitë tona të suksesit në Greqi janë shumë të rralla. Ky është fakt. Madje, thuajse ligj.

kapino.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717