INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grekët i përgjigjen apelit për ndihmë. Nxitojnë të dhurojnë gjak për viktimat e zjarrit

Grekët i përgjigjen apelit për ndihmë. Nxitojnë të dhurojnë gjak për viktimat e zjarrit

Publikuar më: 10:53 25-07-2018

Radhë të gjata u formuan në spitalet e Athinës nga njerëz të thjeshtë që iu përgjigjën thirrjeve për të dhuruar gjak, për viktimat e zjarrit të Attikës. Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut bëri të martën një lutje urgjente për të gjithë ata që mund të japin gjak. "Në këto momente të vështira, le të kontribuojmë të gjithë me aq sa mundemi. Njerëzit kanë nevojë për gjak dhe derivatet e tij, në një kohë kur rezervat janë reduktuar për shkak të verës ", tha qendra në një deklaratë. Grekët u përgjigjën me entuziazëm apelit duke nxituar në qendrat e dhurimit të gjakut në spitalet e Sismanoglio, Thriasio dhe Elpis, si dhe qendrat e dhurimit të gjakut në Attika, Chalkida dhe Korint. Një dhurues kapi këtë pamje në spitalin Thriasio, të martën. Ai shkroi se "reagimi i popullit ishte prekës". Më shumë se 180 persona janë shtruar në spital në spitalet e Attikës, pas zjarreve që morën jetën e të paktën 80 personave ndërkohë që dhjetëra të tjerë ende mungojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998