Greqia pezullon lëvizjet në doganën e Kapshticës për së paku 24 orë. Deri në datën 7 shkurt, ora 11 nuk do të kryhet asnjë veprim doganor. Kjo do të thotë se nga kjo doganë nuk do të ketë regjistrim të hyrjeve dhe daljeve të automjeteve e qytetarëve, pra askush nuk mund të kalojë.
Shkak është bërë protesta e fermerëve grekë kundër masave shtrënguese të Qeverisë së Tsipras, të cilët kanë bolluar dhe qytete të mëdha të Greqisë duke paralizuar dhe qarkullimin në rrugë të automjeteve.