INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grekët zbulojnë rreth 700 kilogram drogë në ujrat greko - shqiptare

Grekët zbulojnë rreth 700 kilogram drogë në ujrat greko - shqiptare

Publikuar më: 11:20 13-04-2016

Zbulohet një sasi e madhe droge në pazhet e Korfuz, pas një aksioni të kryer nga policia greke. Policia kishte synim kapjen e një skafi që qarkullonte në ujrat greko – shqiptare, por në fakt drogën trafikantët e kishin nxjerrë nga skafi dhe e kishin shpërndarë nëpër plazhe përkatësisht, në atë të Lliovasilema, janë gjetur 19 çanta me 253 pako me drogë, në plazhin Almiros, ku është gjetur 1 çantë me 22 pako drogë. Në total në këto dy plazhe sasia e kapur është 551 kilogramë kanabis dhe 155 gramë marijuana. Ndëra në Patra janë zbuluar 143 kilogramë kanabis dhe 651 gramë marijuana.
Efektivët kanë prangosur dy persona, një italian 51 vjeç  dhe një shqiptar 33 vjeç, që njëkohësisht rezultonin në kërkim nga Interpoli. Ata po tentonin të kalonin drogën me furgon përmes një trageti në Itali.
Atyre iu sekuestruan dhe 2200 euro, 9 celularë  e dokumenta të falsifikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051