Një i ri 26-vjeç shqiptar, i apasionuar pas alpinizmit, ka humbur jetën teksa ngjiste malin e Olimpit në Greqi.
Sipas medieve helene, bëhet fjalë për Ilia Dhimitrin i cili e kishte organizuar këtë udhëtim së bashku me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin në Selanik.
26-vjeçari shqiptar gjeti vdekje pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.