Një 30 vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një tren në Pella të Greqisë. Mediet lokale shkruajnë se i riu ishte ulur në shinat hekurudhore dhe për pasojë u zvarrit nga treni që po kalonte dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Incidenti ndodhi dje në orën 14:30 dhe autoritetet lokale të policisë u njoftuan tre orë më vonë nga një qytetar që kalonte aty pranë. Policia po heton rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet që dëshmia e kushëririt të tij 40 vjeçar që e shoqëronte të hedhë dritë mbi shkaqet e incidentit tragjik. Dyshohet se viktima kishte hyrë ilegalisht në shtetin fqinj me të afërmin e tij. 40-vjeçari është ndaluar nga policia greke për hyrje të parregullt në vend.