Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen si pjesë e një bande që merrej me joshjen dhe përdhunimin e fëmijëve të vegjël. Ata u arrestuan dje pasdite në Janinë. Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë të moshës 36 dhe 31 vjeç. Ata tashmë janë pjesë e një dosje me shumë materiale që i kompromenton për veprat e rënda penale, të përdhunimit dhe joshjes së fëmijëve.