INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi. Arrestohet 31-vjeçari shqiptar po trafikonte 268 monedha ari

Greqi. Arrestohet 31-vjeçari shqiptar po trafikonte 268 monedha ari

Publikuar më: 13:55 22-10-2017

Policia greke konfiskoi 268 monedha ari të enjten mbrëma në zonën e Konitës, në Greqi, dhe arrestoi shtetasin shqiptar që po i transportonte ato. Media “The Greek Observer shkruan se shqiptari, 31 vjeç, u arrestua nga policia kufitare për shkelje të ligjeve mbi antikitetet. Sasia e konfiskuar përfshinte 265 monedha ari nga periudha osmane, dy dukat e shekullit të 18-të dhe një monedhë e Çarlsit IV, të modeluar në 1808. Monedhat do t'i dorëzohen Efornatit të Antikiteteve të Janinës për vlerësim formal. Shqiptari do të paraqitet para prokurorit të gjykatës së shkallës së parë në Janinë.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449