INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, fillojnë protestat kundër marrëveshjes për emrin

Greqi, fillojnë protestat kundër marrëveshjes për emrin

Publikuar më: 13:59 15-06-2018

Në Greqi po mbahen potesta kundër marrëveshjes për çështjen e emrit të ri. “Po fillojmë betejën tonë për Maqedoninë”, theksojnë organizatorët e mbrojtjes së çështjeve kombëtare. Grupime qytetarësh u mblodhën para Kuvendit grek herët në mëngjes duke protestuar kundër kësaj marrëveshjeje. Nën sloganin “Maqedonia do të thotë Greqi” u organizohen disa tubime edhe në qytete të tjera të shtetit helen. Ndërkohë, janë paralajmëruar protesta masive në tre ditët e ardhshme për marrëveshjen e arritur mes dy vendeve. Në Greqinë veriore protestuesit po fillojnë të organizohen për të shkuar në Prespë ku nesër është parshikuar të nënshkruhet marrëveshja për ndryshimin e emrit për Republikën e Maqedonisë nga dy ministrat e jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Autobusë të shumtë janë planifikuar të dërgohen nga të gjitha qytetet e vendit drejt Prespës, ndërsa në kuvendin e Greqisë sot është zhvilluar debati për votëbesimin e Qeverisë. Deputetët ekstremistë grekë nga radhët e partisë Agimi i Artë kanë shkaktuar tensione. Konstantinos Barbarusis, njëri prej deputetëve të kësaj partie, ka bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake për të arrestuar, presidentin, kryeministrin, e zyrtarët e tjerë që po mbështesin marrëveshjen për emrin me Maqedoninë.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164