Kishte bërë që mijëra të pasionuar pas maceve të ëndërronin për pozicionin e punës të shoqatës “Rescue Cat Little People” ku kërkohej një person i cili mund do të kujdeset për gjashtë muaj, për 55 deri 60 mace në Siros, në ishullin grek. Të gjitha në këmbim të një pagese dhe një banesë me kopsht ne pamje nga deti. Pas rreth dy muajsh dhe 40 mijë kurrikulave të marra, shoqata gjeti personin me fat. Ajo është kaliforniania Jeffyne Telson. Por, kujdes, adhuruesit e maceve mund të vazhdojnë të ëndërrojnë: kryetarja e qendrës ka njoftuar se në pranverë mund të ketë një ofertë të re pune.
"Ndoshta ju kurrë nuk mendonte se do të vinte kjo ditë, por kemi gjetur personin e duhur “ lexohet në postimin e publikuar nga kretarja e shoqatës. “Nuk deshëm ta shtynim më këtë vendim, jemi 100% të sigurt në zgjedhjen tonë dhe ne ndjehemi të lumtur dhe të nderuar për të prezantuar Jeffyne Telson, themeluese dhe presidente e “ResQcats” në Santa Barbara, Kaliforni . Ajo ka drejtuar me sukses qendrën e saj të rimëkëmbjes për macet që nga viti 1997 dhe është një cilësi për të mos u nënvlerësuar për shpëtimin e tyre, kujdesin dhe adoptimin e maceve endacake të braktisur në zonë. Në 21 vitet e fundit ka shpëtuar dhe ka gjetur shtëpi për afro 3 mijë mace! E di që do të sjellë përvojën e saj botërore të shpëtimit në Greqi dhe unë mendoj se ndjenja është reciproke kur them se, ne mezi presim të mësojmë shumë nga njëri-tjetri. Do punojmë së bashku, Jeffyne do të pasurojë jetën tonë (dhe unë flas për macet dhe njerëzit). Do të jetë me ne për periudhën e dimrit deri në pranverë dhe pastaj do të kthehet te macet e saj në Shtetet e Bashkuara "-shkroi menaxherja.