INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, jo më sanksione për ata që dërgojnë para jashtë vendit

Greqi, jo më sanksione për ata që dërgojnë para jashtë vendit

Publikuar më: 12:07 27-08-2019

Greqia ka hequr kufizimet e vendosura gjatë periudhës së krizës së borxhit për dërgimin e parave jashtë vendit.

Kryeministri Mitsotakis njoftoi heqjen e plotë të kontrollit të kapitaleve, i vendosur në qershor te 2015 për të mbrojtur bankat greke nga falimentimi, në mesin e një krize politike dhe ekonomike që gjunjëzoi Greqinë për vite me radhë.

Me ndryshimet e reja hiqen përfundimisht sanksionet për kompanitë dhe individët që dërgojnë para jashtë vendit, masa të cilat u prezantuan për të parandaluar një Grexit në 2015.

Tashmë kompanitë dhe kursimtarët do të jenë në gjendje të bëjnë transferta jashtë vendit nga 1 shtatori.

Administrata e re pro-biznesit e Mitsotakis, e cila i sheh investimet e brendshme dhe të huaja si thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë, tha se rivendosja e lëvizjes së lirë të kapitalit do të ndihmojë në rivendosjen e besimit në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436