INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, masakrohet 24-vjeçari shqiptar për 100 euro

Greqi, masakrohet 24-vjeçari shqiptar për 100 euro

Publikuar më: 11:20 02-09-2018

Një shtetas shqiptar 24-vjeçarë është rrahur mizorisht nga tre shtetas të tjerë shqiptarë në Greqi.

Mësohet se autorët të moshës 67, 24 dhe 22 vjeç e kanë sulmuar të riun për një shumë 100 euro, të cilat viktima iu kishte borxh.

Sipas mediave helene 24-vjeçari shqiptarë nuk ka marr plagë të rënda dhe gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet ndaj tre autorëve.

Stacioni i policisë në zonë ka hapur dosje për dëmtime të rrezikshme fizike ndaj tre shqiptarëve, të cilët së bashku i shkaktuan dëmtime 24-vjeçarit duke e goditur në kokë me një mjet bujqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371