INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, miratohen masat e kursimeve: Ulje e pensioneve dhe rritje e tatimeve

Greqi, miratohen masat e kursimeve: Ulje e pensioneve dhe rritje e tatimeve

Publikuar më: 09:32 09-05-2016

Kryeministri Tsipras u shpreh se qeveria e tij është e vendosur që ta rimëkëmbë Greqinë pavarësisht çdo kostoje. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ministrat e Eurogrupit do të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar programin makroekonomik të Greqisë.

Parlamenti i Greqisë ka miratuar së fundmi paketën e masave shtrënguese ekonomike, pavarësisht kundërshtimit nga ana e qytetarëve dhe e opozitës. Pas dy ditësh të mbushura me debate të ashpra dhe me protesta në të gjithë Greqinë, 153 ligjvënësit e koalicionit qeverisës votuan pro këtij ndryshimi, ndërkohë që asnjë prej deputetëve opozitarë nuk e mbështetën reformën. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Alexis Tsipras u shpreh se qeveria e tij është e vendosur që t’a rikthejë Greqinë sërish në këmbë pavarësisht cdo kostoje.

“Jemi të vendosur që pavarësisht cdo kostoje, t’a ngremë Greqinë sërish në këmbë. Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme pasi pas gjashtë vitesh bisedimesh me institucionet e Bashkimit Europian, eurogrupi do të mblidhet dhe do të diskutojë një lehtësim borxhi për vendin tonë”, ishin fjalët e Kryeministrit Tsipras.

Por nuk ka qënë i të njëjtit mendim lideri i partisë opozitare, Kiriakos Mitsotakis, i cili lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kreut të ekzekutivit. Ai shprehu shqetësimin se paketa e masave shtrënguese nuk do të sjellë gjë tjetër përvecse rritjes së taksave dhe shkurtimit të pensioneve.

Gjatë kohës që ligjvënësit diskutuan dhe miratuan reformën, jashtë godinës së Parlamentit mijëra qytetarë protestuan në shenjë kunnërshtimi. Disa prej tyre patën edhe përplasje me forcat policore, por pa shkaktuar ndonjë incident serioz. Gjatë ditës së sotme, ministrat e eurogrupit do të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar programin makroekonik të Greqisë.

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709