INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, shqiptari në krye të bandës kriminale të drogës

Greqi, shqiptari në krye të bandës kriminale të drogës

Publikuar më: 12:36 22-05-2016

Policia greke ka arritur të shkatërrojë dje një grup kriminal që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Siç u njoftua edhe ditën e djeshme nga mediat greke, u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Detaje të tjera sot tregojnë se janë arrestuar 21 vetë, të gjithë anëtarë të një organizate të strukturuar kriminale.

Njëri nga drejtuesi e kësaj bande është një shtetas shqiptar, thonë mediat greke. Operacioni antidrogë i policisë u zhvillua në Arta, Karditsa, Lefkada dhe Athinë. Hetimet e deritanishme nxjerrin të paktën 50 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës, ndërsa 21 janë të arrestuar deri tani.

Policia greke thotë se të dyshuarit janë “njerëz të zakonshëm”, tregtarët e persona që kanë dyqane dhe që nuk bien në sy, por që janë të përfshirë në këtë rrjet. Organizata kriminale trafikon kryesisht kokainë dhe deri tani janë identifikuar 30 persona që furnizohen nga ky grup, në mesin e të cilëve është edhe një grua.

Organizata e strukturuar vepronte nëpër të gjitha qytetet e përmendura më sipër duke shpërndarë kokainë dhe kanabis në doza. Dyshimet janë se lënda narkotike që shpërndahej në këto qytete greke e ka origjinën nga Shqipëria. Detaje dhe informacione të tjera të rëndësishme do të publike në vijim nga policia greke.

Article Logic
Execution time: 0.0026419162750244