INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Greqi. Vdes nga i ftohti emigranti afgan 20-vjeçar [Video]

Publikuar më: 17:19 04-01-2017

Një 20-vjeçar afgan ka vdekur nga hipotermia të martën në mëngjes pasi kishte kaluar lumin Evros në Greqinë Veriore. Sipas medias greke Ekathimerini, trupi i të riut është gjetur në një fushë pranë qytetit kufitar grek Didymoteich. Policia u njoftua nga një tjetër Afghan, i cili tha se kishte udhëtuar me të nga matan lumit. Temperaturat në këtë zonë ranë -14 gradë celsius të hënën në mbrëmje dhe pritet të bjenë edhe më tej nga dita e enjtja. Autoritetet greke po kërkojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës për emigrantët në qendrat e pritjes, ndërkohë që gjithë vendi është përfshirë nga një valë e madhe të ftohti. Ndërkohë autoritetet pranë kufirit me Turqinë thonë se ka një rritje të emigrantëve që kalojnë në Greqi, si pjesë e një marrëveshje ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Në ishujt e Egjeut, ku mijëra emigrantë jetojnë në kushte substandarde në qendrat e pritjes, ekziston frika për një rritje të rasteve të gripit dhe përkeqësimit të situatës edhe për shkak të motit të ftohtë. Edhe pse një numër i madh i refugjatëve janë transferuar në qëndat e pritjes në kontinent, mijëra të tjerë mbeten në kampet e mbipopulluara në ishuj. Një tjetër strukturë shtetërore në Elliniko, në Athinën jugore, ishte planifikuar të mbylljen muaj më parë, por mbetet e hapur. Zyrtarët lokal i kanë bërë thirrje ministrit të Emigracionit Janis Mouzalas që të ndërhyjë për të bërë të mundur transferimin e emigrantëve në vende të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506