INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia dëbon emigrantët e paligjshëm shqiptarë, në 6 muaj mbi 5 mijë

Greqia dëbon emigrantët e paligjshëm shqiptarë, në 6 muaj mbi 5 mijë

Publikuar më: 08:18 06-08-2017

Greqia vazhdon kthimet e njëpasnjëshme të emigrantëve shqiptarë të cilët ka hyrë në këtë vend në mënyrë të paligjshme.

Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut të 2017 policia greke i ka kthyer autoriteteve shqiptarë 5.958 shqiptar, nga 9.438 që ishte numri i përgjithshëm i të kthyerve për në vendet e tjera.

Numri më i madh i shqiptarëve të kthyer nga policia greke ka qenë në muajin prill dhe qershor me mbi 1.000 shqiptar, ndërsa numri më i vogël i të kthyerve ka qenë në muajin shkurt me 500 shqiptar. Për kthimin e tyre janë përdorur rreth 120 autobusë të policisë greke, që do të thotë se fshesa kundra emigrantëve të paligjshëm që nga 1991 e deri më sot po vazhdon normalisht, njëlloj si në vendet e tjera të BE.

Dëbimet sipas muajve: Janar 717; Shkurt 503; Mars 867; Prill 1005; Maj 791; Qershor 1019; Korrik 875. Në shtetet e BE-së kërkesa për azil të shqiptarëve janë kthyer në një problem më vete. Mbi 40 mijë kthime ka pasur gjatë vitit të kaluar, ku shqiptarët kanë thyer rregullat e qëndrimit, duke kërkuar azil.

Në Francë mendohet se numri i personave që kërkojnë azil është mbi 15 mijë. Kjo ka bërë që Franca të reagojë ashpër, duke i kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa në parandalimin e këtij fenomeni. Numri i lartë i kërkesave për Azil në Francë, Gjermani e në shtete të tjera të BE po rrezikon rikthimin e vizave me shtetet e BE-së.

Ndërkohë dhe Gjermania ka lajmëruar se muajt në vijim do të kthejë azilkërkuesit që nuk plotësojnë kushtet për të qëndruar në vendin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428