INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia do të ndihmojë Shqipërinë për shuarjen e zjarreve

Publikuar më: 12:58 03-08-2017

Greqia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ministri të jashtëm Ditmir Bushtati, për të na ardhur në ndihmë në shuarjen e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Lajmin e mirë e kanë bërë të ditur burime të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Autoritetet greke pritet të dërgojnë 2 avionë zjarrfikës nga Korfuzi për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër zjarreve.

Emergjencat Civile lajmëruan se të paktën 25 vatra në të gjithë vendin janë aktive dhe mjaftë të rrezikshme. Sipas tyre situata paraqitet e vështire në Llogara, Dukat, Himarë, Palasë e sidomos në Krastë të Elbasanit.

Veç punonjësve të emergjencave civile janë angazhuar edhe 360 efektivë të FA me 19 mjete, 13 zjarrfikëse si dhe autoambulanca në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Temperaturat e larta rreth 40 gradë duket se po përkeqësojnë situatën. Ministri i Punëve të Brendëshme Dritan Demiraj është shprehur se situata e fundit e zjarreve në të gjithë vendin është bërë shqetësuese dhe thellimi i saj rrezikon sigurinë kombëtare. Zoti Demiraj ndërsa ka inkurajuar strukturat që luftojnë me flakët paralajmëroi ashpër: “Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe përgjegjësit që do të kapen do të dënohen ashpërsisht”.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775