INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Greqia e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës president [VIDEO]

Publikuar më: 10:42 02-05-2017

Gazeta e njohur greke, “Kathimerini”, shkruan se Athina po vëzhgon me kujdes zhvillimet e fundit në Ballkan duke u fokusuar konkretisht në ngjarjet që po regjistrohen në Maqedoni, dhe në Shqipëri. Në këtë artikull “Kathimerini”, komenton zgjedhjen e presidentit të ri, Ilir Meta duke pohuar faktin se Greqia ndjehet më e lehtësuar pas zgjedhjes së tij në këtë post, për qëndrimet e tij të moderuara.
“Lidhur me Shqipërinë dhe pretendimet e komunitetit çam ndaj Gerqisë, shqetësimet e Athinës janë lehtësuar disi nga qëndrimi i moderuar i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta, i cili ka ndihmuar në krijimin e kanaleve të komunikimit me qeverinë greke pas qëndrimit më armiqësor të kryeministrit Edi Rama,” shkruan gazeta ndërsa analizon situatën në rajon.
Në këtë shkrim “Kathimerini” shprehet pro zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi në postin e kryetarit të Parlamentit maqedonas. Po kështu kjo media komenton edhe faktin se Greqia ka mbajtur distancë ndaj zhvillimeve në Maqedoni, duke u shprehur se çdo koment që do vinte prej tyre do shfrytëzohej nga vendi fqinj.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562