INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia gati të ndërpresë rrogat e 10 mijë priftërinjve

Greqia gati të ndërpresë rrogat e 10 mijë priftërinjve

Publikuar më: 14:04 19-03-2019

Rreth 10.000 priftërinj në Greqi paguhen nga shteti dhe kanë status nëpunësi.

Kjo do të ndryshojë shkruan Deutsche Welle. Qeveria e kryeministrit Cipras në valën e masave të kursimit synon, që në të ardhmen ata të paguhen nga kisha.

Në Greqinë thellësisht besimtare planet për ndryshimin e mënyrës së pagesës së priftërinjve – këtej e tutje nga vet kisha e jo më nga shteti është pothuajse si një revolucion. Kisha proteston, ndërsa në publik plani diskutohet në mënyrë kontroverse. 

Propozimi i qeverisë se në këtë mënyrë 10.000 priftërinj me statusin e nëpunësit.

Ende po negociohet fort mes politikës dhe krerëve të kishës. Përgjatë gjithë viteve të krizës qeveritë greke e kanë mbrojtur kishën shumë të pasur prej taksave për shembull.

Një tjetër problem që ngjall shqetësim lidhur me kishën, është se nuk dihet vlera e vërtetë e pasurive të patundshme të kishës – sepse në Greqi nuk ekziston një kadastër.

Prej vitesh çështja e pasurisë së kishës është në pikëpyetje, por ajo asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539