INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Publikuar më: 14:31 17-05-2017

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në zonën detare në jug të ishullit të Rodosit. Sipas Institutit Gjeologjik të Athinës, tërmeti kishte një intensitet prej 5.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit, që është regjistruar në 14:39 me orën greke, ka qenë në një thellësi prej 10 km.

Tërmeti është ndierë në të gjithë ishullin e Rodosit, por edhe në ishujt përreth, si Karpathos, Halki dhe Tilos.

Sipas sizmiologëve, tërmeti është shkaktuar në harkun sizmik të zonës së jugut të Rodosit, i njohur për lëkundje të fuqishme tërmeti herë pas here.

Sipas organeve lokale nuk ka referime për viktima në njerëz apo dëme materiale, ndërsa janë regjistruar edhe lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168