INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia i kujton Ministrit Bushati si i pritën emigrantët shqiptarë! Artikulohen vetëm kërkesa.

Greqia i kujton Ministrit Bushati si i pritën emigrantët shqiptarë! Artikulohen vetëm kërkesa.

Publikuar më: 14:42 21-03-2016

I ftuar në një vizitë zyrtare në Greqi Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati I është përmendur një fakt shumë domethënes mbështetja që i ka dhënë shteti grek 25 vjet më parë shqiptarëve që emigruan. Ishte Presidentin e Greqisë, Pavlopoulos që i ka parashtruar Bushatit tre kërkesa lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndër këto pika, renditet edhe çështja e refugjatëve. Lidhur me krizën e refugjatëve të bllokuar në Greqi, Pavlopoulos i tha që Shqipëria mos të ketë fobi, siç po ndodh me disa vende të tjera Europiane.

Ja tre kërkesat:

-Kërkojmë nga Shqipëria që të kontribuojë në trajtimin e problemit të refugjatëve, në të njëjtën mënyrë si Greqia u soll me emigrantët shqiptarë.
-Të respektohen të drejtat e plota të njeriut sa i përket minoritarëve tanë në Shqipëri. Mos harroni se Greqia është sjellë mirë me bashkësinë shqiptare të vendosur këtu në Greqi. Kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë bazuar në të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve.
-Të gjendet zgjidhje për çështjes së varrezave të ushtarëve grekë.


Ndërsa në një tjetër takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, ky i fundit tha se dy vendet nuk janë në luftë dhe se po punohet për rinovimin dhe përmirësimin e Paktit të Miqësisë të vitit 1996. Mes të tjerash, Kotzias e ka cilësuar Bushatin mik të Athinës, pasi ka studiuar në kryeqytetin grek.

Ja ç’tha Kotzias:

“Ditmir Bushati është mik i Athinës, pasi ka studiuar këtu. E njeh mirë vendin tonë. Kemi intensifikuar kontaktet tona me Tiranën për rinovimin dhe përmirësimin e Paktit të Miqësosë 1996. Ne biseduam me ministrin Bushati për të drejtat e pakicës greke në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Greqi, të cilët janë ura miqësie mes dy vendeve.  Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë, ne jemi aleatë në NATO!”
Edhe Ditmir Bushati shprehu mirënjohje kur tha se nuk do ta harrojë që Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE gjatë Presidencës greke.

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891