Në Greqi po bëjnë gati një talent shqiptar. Daniel Cjapi është vetëm 18 vjeç dhe luan si sulmues me skuadrën e Artës. Cilësitë e tij kanë spikatur shumë shpejt dhe në Greqi duan ta bëjnë pjesë të skuadrës përfaqësuese. Ai luan si sulmues krahu dhe me skuadrën e Artës po bëhet protagonist në çdo ndeshje me golat e tij. Gazeta greke “artagoal.gr” shkruan se Cjapi në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar ka shënuar gol që në minutën e 3’ të ndeshjes, ku pas një krosi në zonë ka shënuar me kokë.
Talenti Daniel Cjapi në merkaton e verës pritet ti bashkohet skuadrës së Pas Janinës në superligën greke, skuadrën ku luan aktualisht, mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila. Mediat greke bëjnë më dije se talenti shqiptar po kërkohet me ngulm që të luaj për Greqinë po deri tani familja e tij nuk ka pranuar.Trajneri i Kombëtares U-19, Erion Bogdani, pritet që në ditët në vijim të kontaktoj me talentin shqiptar për ta afruar ne ekipin kombëtar.