INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia ka vendosur të njohë Vulën Apostile të Shqipërisë. Çfarë fitojnë shqiptarët nga kjo vulë?

Greqia ka vendosur të njohë Vulën Apostile të Shqipërisë. Çfarë fitojnë shqiptarët nga kjo vulë?

Publikuar më: 19:14 27-02-2018

Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë.

Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666