Mediat greke kanë zbuluar biseden midis Ambasadorit shqiptar, Shpetim Dervishi me drejtorin publik në Ministrin e Jashtme greke, Patros Mavridis.
Mavridis ka kërcënuar hapur se do bllokojë me veto rrugën e Shqipëris drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se ajo do varet nga sjellia e Shqipëris me minoritetet.
"Në Himarë po prishen vetëm shtëpitë e minoritarëve. aty ka një plan të organizuar kundër minoritarëve grekë. Greqia nuk kërcenon askënd por nuk toleron asnjë sfidë" theksoi Mavridis duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit Rama si "provokative"