INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia kthen refugjatët e parë në Turqi

Greqia kthen refugjatët e parë në Turqi

Publikuar më: 08:14 05-04-2016

Greqia dëboi refugjatët e parë në Turqi një ditë më parë, në kuadër të planit të Bashkimit Evropian për lehtësimin e emigracionit masiv.

Shumica e 202 refugjatëve të parë që u larguan nga ishujt Lesbos dhe Kios ishin pakistanezë. Ata u dërguan në një qendër në Dikili në perëndim të Turqisë.

Sipas marrëveshjes, për çdo refugjat sirian që kthehet në Turqi, BE-ja pritet të pranojë si refugjatë një sirian që ka një kërkesë legjitime për azil.

Në Gjermani kanë mbërritur tashmë 32 refugjatë sirianë sipas marrëveshjes së përmendur më sipër.

Sipas autoriteteve greke nga emigrantët e kthyer në Turqi, 130 ishin nga Pakistani, 42 nga Afganistani, të tjerët nga Irani, Sri Lanka, Maroku dhe disa vende të tjera.

Në mesin e të kthyerve ishin vetëm dy sirianë, por sipas autoriteteve greke ata ishin depërtuar sepse nuk kishin kërkuar azil.

Article Logic
Execution time: 0.0044779777526855