INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia mbledh 'Miqtë e Shqipërisë' për negociatat me BE-në

Greqia mbledh 'Miqtë e Shqipërisë' për negociatat me BE-në

Publikuar më: 10:35 25-06-2018

Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga marrja e vendimit përfundimtar në Bruksel mbi propozimin për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë, ministri Ditmir Bushati ndodhet në Greqi. Koordinimi i hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit, do të jenë pjesë e bisedimeve të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me ‘Miqtë e Shqipërisë’ në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias. Sipas deklaratës për mediat, në takim marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604