INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia merr frymë, i thotë lamtumirë Trojkës

Greqia merr frymë, i thotë lamtumirë Trojkës

Publikuar më: 15:14 22-06-2018

Një moment historik për Greqinë, pas 8 vitesh krizë ekonomike mund t’i thotë lamtumirë Trojkës.

Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet

të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar.

Marrëveshja e arritur nga ministrat e financave u përshëndet menjëherë nga qeveritë si një hap “historik”.

Prej 8 vitesh Greqia ka kaluar tre programe shpëtimi dhe ka vuajtur depresionin më të keq të çdo ekonomie evropiane në kohët moderne.

“Është një moment i jashtëzakonshëm, kriza greke përfundon këtu”” tha Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë së BE.

Një përparësi kryesore në bisedime ishte të krijohej një plan lehtësues i borxhit, që do të mund të bindte Fondin Monetar Ndërkombëtar që borxhet e Greqisë janë në një rrugë të qëndrueshme.

Ministrat e financave në deklaratën e tyre e ‘lanë derën hapur’ për t’i dhënë Greqisë potencialisht më tej lehtësim, duke thënë se ata do të riktheheshin në këtë çështje në vitin 2032.

“Greqia po kthen një tjetër faqe, borxhi tashmë është i qëndrueshëm. Grekët mund të qeshin dhe të rimarrin frymë lirisht’ deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos.

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838