Autoritetet janë vendosur në alarm pasi kanë zbuluar një lëndë të re narkotike të quajtur salvia. Salvia është një drogë që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet në provincën Oaxaca në Meksikë.
Ajo shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”. Trafikanti i kësaj lënde në Greqi është një shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Athinë. Shqiptarit i janë zbuluar 24 gramë nga kjo drogë, ndërsa kishte edhe një sasi kokaine dhe hashashi. Përpos 31-vjeçarit është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tij. Kjo lloj droge ka shkaktuar shumë raste vdekje në Europë.