Greqia vijon të jetë në pushtetin e flakëve.
Mediat e shtetit helen kanë publikuar pamjet e zjarrit të tmerrshëm, që ka shkrumbuar disa zona dhe rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.
Zjarri dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë ishullin Evia, i cili ndodhet shumë pranë Athinës
Për shkak të flakëve të mëdha janë evakuuar disa zona, ndërsa kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë 8 persona, të cilët kanë probleme serioze me frymëmarrjen.
Situata ndodhet jashtë kontrollit, ndaj dhe fqinjët kanë kërkuar ndihmën e vendeve të BE për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Të parët që kanë reaguar kanë qenë Italia dhe Kroacia, të cilat kanë nisur me urgjencë aeroplanë drejt Greqisë.
Kujtojmë se një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë.