INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia në zgjedhje të parakohshme, çfarë premtojnë Tsipras dhe Mitsotakis

Greqia në zgjedhje të parakohshme, çfarë premtojnë Tsipras dhe Mitsotakis

Publikuar më: 12:03 11-06-2019

Në 7 korrik qytetarët e Greqisë do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Vetëm katër muaj para përfundimit të mandatit kryeministri Tsipras bëri thirrje për zgjedhje dhe kërkesa e tij u pranua nga presidenti Prokopis Pavlopulos.

Vendimi erdhi vetëm pak javë pasi Partia Syriza e Tsiprasit pësoi humbje të thella në të dyja zgjedhjet evropiane dhe lokale.

“Ju kërkoj shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve kombëtare siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji zgjedhor për rinovimin e mandatit popullor”- tha kryeministri Aleksis Tsipras.

Kryeministri, pa humbur kohe ka shpallur edhe programin e partisë së tij Syriza , duke theksuar se nëse greket do të rinovojnë edhe njëherë mandatin e qeverisë së tij, ai do të përpiqet të zbatojë reforma të cilat do të sjellin rritjen e vendeve të punës dhe paga më të larta, një sistem të drejtë taksash ,një administratë më efikase ,një shtet të fuqishëm social dhe sigurime shoqërore për të gjithë.

Nga ana tjetër Kyriakos Mitsotakis, rivali Tsipras dhe kreu i opozites konservatore Demokracia e Re filloi fushatën nga qyteti i Patrës duke theksuar se do ulë taksat , do të zbatojë reformat më të shpejta ,do modernizojë shtetin dhe do të ushtrojë një politikë më miqësore për investimet e huaja me synim zhvillimin ekonomik të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0032951831817627