INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia nën “presionin” e fortë të Bashkimit Europian. Ja pse…

Greqia nën “presionin” e fortë të Bashkimit Europian. Ja pse…

Publikuar më: 14:14 12-02-2016

Mos kontrolli i kufirit Grek mund tu rrezikojë shtetasve helenë heqjen e Shengenit. Bashkimi Europian i ka dhënë Greqisë një afat kohor prej 3 muajsh për të rregulluar kontrollin kufitar lidhur me fluksin e hyrjes së refugjatëve sirianë nga Turqia drejt Greqisë.

Ultimatumi i BE:

“Në rast se autoritetet greke nuk rregullojnë situatën dhe nuk marrin masa për kontrollin në kufijtë e tyre, atëherë do të përjashtohen për 2 vjet nga zona Shengen.”


Rreth dy javë më parë, Komisioni Europian fajësoi Qeverinë Greke si neglizhente sa i përket detyrimeve të saj për të kontrolluar kufijtë për fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Në dy vitet e fundit, në Greqi kanë hyrë afro 850 mijë emigrantë dhe qindra të tjerë janë mbytur nëpër ujërat e Egjeut, si pasojë e moskontrollit të kufijve.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377