INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia ngre alarmin: Shqipëria prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë [VIDEO]

Greqia ngre alarmin: Shqipëria prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë [VIDEO]

Publikuar më: 12:27 23-10-2017

Pas shteti Italian, dhe Greqia ka ngritur alarmin për sasinë e madhe të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike që vijnë nga Shqipëria.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulo ka deklaruar Greqia është një pikë tranziti për substancat që vijnë nga Shqipëria.

“Më shumë se sa vend prodhues, Greqia është një pikë tranziti për substancat që shkojnë drejt vendeve të BE apo që edhe vijnë nga Shqipëria,” u shpreh kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos për agjencinë shtetërore të lajmeve AMNA.

Sipas Greqisë, Shqipëria është vendi i cili po prodhon sasinë më të madhe të drogës në Evropë, sidomos për llojin kokainë.

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Evropë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia. Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të

vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai. "

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543