INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Greqia paralajmëron Shqipërinë: Kujdes me nacionalizmat [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 24-01-2017

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t’i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe se Brukseli në raportin e fundit i ka përfshirë të gjitha problematikat mes dy vendeve.

I pyetur për qëndrimin që do të mbajë Greqia për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ai tha se pala greke nuk e sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij mjaftojnë kushtet e vëna nga Brukseli.

“Qeveria e Shqipërisë mendonte se integrimi në BE do të ishte një shëtitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme jo serioze.

Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t’i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare. Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje. Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen. Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian””.

Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ri dalë në skenë, pasi shtatë rekrutë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar”, duke theksuar  se në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit.

Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.

Article Logic
Execution time: 0.0028090476989746