INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia përfshihet nga zjarret, rrezikohen zonat e banuara

Greqia përfshihet nga zjarret, rrezikohen zonat e banuara

Publikuar më: 15:39 13-08-2019

Në pikun e sezonit turistik një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe malore në lindje të Athinës, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët dhe pushuesit. Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.

Më shumë se 130 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.

Për disa orë u ndërpre qarkullimi në autostradën që lidh Athinën me aeroportin ndërkombëtar të Greqisë. Në fundjavë në gjithë Greqinë u shënuan 122 zjarre, disa prej të cilave po vazhdojnë pasi dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë gjithë Europën po favorizojnë përhapjen e tyre.

Shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët nënvizuan se kjo ishte hera e parë që nga 2012 që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.

Article Logic
Execution time: 0.003309965133667