Flakët e zjarrit kanë përfshirë përsëri fqinjin ton grek.
Sipas mediave helene, zjarri ka rënë në një pyll pranë fshatit Dafniotisa pranë qytetit të Ilidës.
Mësohet se në vendngjarje kanë arritur mbi 30 zjarrfikëse dhe 100 persona po luftojnë me flakët.
Kryetari i Bashkisë së Ilidës, Christos Christodoulopoulos, deklaroi se për momentin nuk ka rrezik për fshatin, ndërsa evakuimi i pjesshëm që është kryer kryesisht lidhet me njerëzit me probleme shëndetësore.
“Shqetësimi ynë kryesor është zjarri që digjet në një zonë pyjore për të mos kërcënuar zonën e banimit. Ka forca të fuqishme të Zjarrfikës, si tokësore dhe ajrore”, deklaroi Christos