INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia proteston kundër emrit 'Maqedoni’

Greqia proteston kundër emrit 'Maqedoni’

Publikuar më: 14:08 06-06-2018
Shteti fqinj Greqi shtë përfshirë sot nga një valë protestashh kundër  përdorimit të termit Maqedoni, për emrin  e ri. Qyetarët grekë kanë dalë me flamuj kombëtar dhe slogane në mbrojtje të identitetit të tyre. Në 13 qytete të pjesës veriore të Greqisë u mbajtën protesta të organizuara dhe lajmërurara më herët, ndërkohë mediat greke raportuan se protesta të tjera të pavarura  u zhvilluan edhe në qytete të tjera. Protestat nuk shënuan incidente veç thirrjeve nacionaliste dhe kundër njohjes së shtetit fqinj me termin “Maqedoni’. 
 
Për të shmangur çdo incident të mundshëm Ministria e Jashtme Maqedonase ka  lëshuar paralajmërim për qytetrët e saj të cilët kishin planifikuar të shkonin në Greqi që të anullonin lëvizjet e po ashtu atyre që ndodheshin aty apo punojnë, të evitojnë qëndrimin në hapësirat ku zhvilloheshin protestat. Sipas MPJ Maqedonase protestat mund të përshkallëzoheshin me  veprime të dhunshme. Ende bisedimet për emrin e ri të Maqedonisë nuk kanë marë zgjidhje dhe tashmë bisedimet janë zhvendosur në Bruksel edhe pse kryeministrat e dy vendeve janë shprehur të gatshëm për gjetjen e një marrëveshjeje.
 download-11.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832